Viktima e djegur në Dajt, dyshohet e ndonjë vrasësi me pagesë

Kronikë e zezë

Viktima e djegur në Dajt, dyshohet e ndonjë vrasësi me pagesë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 09:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kufoma e gjetur në malin e Dajtit është thuajse e tjetërsuar. Jo vetëm nga djegia më tepër se 90 për qind e trupit por edhe për faktin se ende nuk janë afruar njerëz për të ndihmuar në dhënie të dhënash konkrete që kanë të bëjnë me zhdukjen e personave të afërt të tyre.

Nga sa është thënë deri ditën e djeshme mësohet se trupi i viktimës është tërësisht i djegur dhe se ka dyshime që ngjarja ka ndodhur ditëve të fundit. Banorët e zonës Shupal, vend edhe ku është gjetur nga një bari i zonës kanë treguar se tri net para se të zbulohej trupi i djegur ata kanë parë një zjarr të vogël në kodër po nuk i kanë dhënë rëndësi për vetë faktin se iu është dukur jo i dëmshëm.

Nga të dhënat mësohet se është djegur një sipërfaqe e vogël për rreth trupit të viktimës, ndërsa e vetmja shenja dalluese me të cilën mund të ndodh që mund të bëhet identifikim i personi është vetëm një togëz rripi e pantallonave. Ekspertët ende nuk kanë përcaktuar se kur ka ndodhur ngjarja me saktësi për shkak të dekompozimit por mësohet se së shpejti ekspertët hetimor do të kenë në duar të paktën kohën se kur iu ka marrë jeta kufomës së ekzekutuar!

Hetimet

Një pjesë e këmbës së djathtë, është gjithçka që ka mbetur e pa djegur në kufomën e zbuluar në Shupal të Dajtit. Të dhënat flasin se nuk ka asnjë pjesë tjetër të identifikueshme në trupin e tij përveç faktit të një rripi pantallonash dhe asaj pjese këmbë por që me anë të ekspertimit mund të përftohen disa të dhëna që kanë të bëjnë pak a shumë me moshën e saktë si dhe me gjatësinë apo edhe peshën trupore të viktimës.

Po ashtu pritet që të hidhet dritë edhe mbi mënyrën se si është vrarë, pasi nga të dhënat e policisë mësohet se personi ka qenë i lidhur këmbësh dhe duarsh në momentin që i është vënë edhe zjarri në mal. Policia dhe prokuroria kanë hapur një skedar me emrat e personave që janë deklaruar të zhdukur në të gjithë vendin por në asnjë prej personave që janë paraqitur nuk kanë dhënë të dhëna që ndihmojnë në identifikim.

Mësohet se janë 6-7 raste të konstatuara por që ka raste të hershme, që datojnë vite më parë apo edhe persona të moshës së vjetër, ndërsa ende nuk është paraqitur asnjë rast që mund të përkojë me të dhënat paraprake që janë konstatuar te kufoma! Burimet e policisë bëjnë me dije se janë një sërë hetimesh që janë përqendruar në një mori pistash për të shkuar të paktën tek emri i vërtet i viktimës po për më shumë se 72 orë nuk kanë mundur të gjejnë asgjë që mund t`i ndihmojë.

Kështu ekspertët u janë kthyer akteve të fundit kriminale, akte të shumta në fakt të cilat kanë mbetur pa autor. Dyshimet shkojnë deri tek ekzekutimi i ndonjë personi që mund të jetë vrasës me pagesë, i cili mund të mos jetë as shtetas i Shqipërisë. Burimet shtojnë se po punohet në mënyrë intensive për të gjetur identitetin e saktë, ndërsa presin të njihen edhe me rrethanat në te cilat iu ka marrë jeta!

Atentati i bujshëm

Kur kanë kaluar 3 javë nga vrasja e Ervin Dalipajt dhe Juxhin Dautajt duke se kanë mbetur në vend. Grupi hetimor gjatë kësaj kohe nuk ka arritur të gjejë prova të reja, të cilat mund të identifikojnë autoret e krimit. Prokurorisë së Durrësit, e cila po kryhen , i mungojnë dy të dhëna të rëndësishme, të cilat mund të hedhin dritë mbi vrasjen mafioze. E dhëna e parë e cila ende nuk është administruar nga hetuesi janë kamerat e sigurisë së një servisi ku dy viktimat kanë qëndruar përpara se të vriteshin.

Gjithashtu prokurorët e çështjes ende nuk kanë pyetur pronarit e mjetit “Audi” me të cilin udhëtonin dy viktimat. Makina ishte në pronësi të E. Hoxhaj, i cili sipas policisë nuk është gjetur pasi ndodhet jashtë vendit. Sipas të dhënave të sistemit TIMS ai ndodhet në Gjermani. Për prokurorët dëshmia e tij është e rëndësishme për hetimin, por pa specifikuar të dhënat që Hoxhaj mund të dijë në lidhje me ngjarjen.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat