Gjendet një arsenal municionesh në kufirin Shqipëri-Greqi - Bota Sot
Gjendet një arsenal municionesh në kufirin Shqipëri-Greqi

Kronikë e zezë

E diel, 23 korrik 2017

Gjendet një arsenal municionesh në kufirin Shqipëri-Greqi

Më: 19 maj 2017 Në ora: 23:50
Ilustrim

Policia greke tha se zbuloi dy thasë të mbushur me fishekë, në afërsi të kufirit midis Greqisë dhe Shqipërisë. Sipas burimeve zyrtare greke 1.028 fishekë të kalibrit 7,62 mm, që përdoren për automatikët kallashnikovë u gjetën nga roja kufitare e Konicës. Sipas policisë greke të dy thasët ishin fshehur në një godinë të vjetër buzë lumit Sarantaporo.

Kryetari i komunës së Konicës Andreas Papaspyrou, tha se policia greke duhet të shtojë masat e sigurisë në rajon pasi sipas tij, aktivitetet e paligjshme po përsëriten gjithnjë e më shpesh.

Kjo zonë buzë kufirit shqiptar ka pasur kohët e fundit një aktivitet të shtuar të trafikut të marijuanës. Sipas burimeve greke, dyshimet e policisë janë se municionet e gjetura u përkasin grupeve që organizojnë transportimin e drogës.

Vetëm muajin e kaluar policia greke tha se bllokoi në zonat veriore, afër kufirit me Shqipërinë, rreth një tonë marijuanë të futur nga Shqipëria.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test