Policia e Kosovës ka raportuar se të shtunën rreth orës 1200 ka vdekur një person, ndërsa janë lënduar nga një aksident në mes të një veture dhe një autobusit në Istog.
Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në mbajtje.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një autobusi. Si pasoj lëndime vdekje-prurës ka pësuar një mashkull K/Shqiptar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa pesë pasagjer tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./BS