Gramsh, zbulohet parcelë me kanabis

Kronikë e zezë

Gramsh, zbulohet parcelë me kanabis

Më: 21 maj 2017 Në ora: 12:42
Ilustrim

Një parcelë me kanabis është zbuluar në Gramsh në vendin e quajtur “Hija e zezë”, Njësia Administrative Tunjë.

Nga kontrolli i ushtruar nga forcat e policisë pasditen e djeshme, në fshatin Ermanj, janë zbuluar 46 rrënjë bimë kanabis satitiva.

Bimët ishin të mbjella në tokë publike dhe momentalisht uniformat blu janë duke punuar për kapjen e personave përgjegjës.

Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprimet të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat