Detajet e atentatit në Vaun e Dejës/ Autori qëlloi ushtarakun për shkak të një vajze

Kronikë e zezë

Detajet e atentatit në Vaun e Dejës/ Autori qëlloi ushtarakun për shkak të një vajze

Më: 21 maj 2017 Në ora: 18:14
Ilustrim

Policia e Vaut të Dejës ka shpallur në kërkim autorin që qëlloi mbi ushtarakun.

Dyshohet se mes tyre ka patur konflikt për një vajzë. Autori qëlloi mbi krushkun e tij sapo ishin larguar nga lokali ku pinë kafe bashkë.

Policia e Vaut të Dejës shpalli në kërkim Pashk Gjonin i dyshuar për sulmin me armë zjarri ndaj 23 vjeçarit Emiljan Zefit.

Ky i fundit, ushtarak, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë. Njëri plumb i ka prekur arterien kryesore në këmbë. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në rrugën Vau i Dejës- Hajmel.  

Autori i doli para shënjestrës së tij që po largohej në drejtim të shtëpisë me makinë. Më herët dëshmitarët kishin parë bashkë në një lokal të Vaut të Dejës Zefin dhe Gjonin. 

Ata janë ndarë qetësisht nga njëri-tjetri dhe zhvillimet e mëvonëshme kanë befasuar dhe familjet e tyre.

Ata i thanë policisë që nuk ishin në dijeni të një konflikti mes të rinjve. I dëmtuari ndodhet në rrezik jete dhe hetuesit nuk e kanë marrë akoma në pyetje. Por ata dyshojnë se palët janë përplasur për një femër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat