Gjenden 55 kg kanabis sativa në Pogradec

Kronikë e zezë

Gjenden 55 kg kanabis sativa në Pogradec

Më: 22 maj 2017 Në ora: 15:20
Ilustrim

Policia e Korçës ka bërë të munduar sekuestrimin e një sasie droge ditën e djeshme.

Mësohet se gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në fshatin Lin, rreth 300 m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 53 pako të mbështjella me letër natriban, me Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 55 kg.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat