Arrestohet 57 vjeçari, ishte shpallur në kërkim për plagosje

Kronikë e zezë

Arrestohet 57 vjeçari, ishte shpallur në kërkim për plagosje

Më: 22 maj 2017 Në ora: 18:12
Ilustrim

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin “Divizioni”, ku ka arrestuar një person të dënuar dhe të shpallur në kërkim.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi  Vasillaq Zaho, 57 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje). Ndërkohë që së fundmi ai ishte dënuar për "Plagosje të rëndë me dashje me 4 vite e 6 muaj bur. 

Ngjarja 

Më datë 04.09.2011, në fshatin Dhërmi, shtetasi Vasillaq Zaho, ka plagosur rëndë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Th.D. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.433, datë 04.10.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 88/1 dhe 278/2 të Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat