Aksident me vdekje në Durrës

Kronikë e zezë

Aksident me vdekje në Durrës

Më: 23 maj 2017 Në ora: 09:23
Ilustrim

Një 35-vjeçar ka mbetur i vdekur ditën e djeshme në Durrës, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Policia e Durrësit bën me dije se rreth orës 19:40, në lagjen Nr.16, Durrës, duke drejtuar mjetin tip Dihatsu 35-vjeçari me iniciale F.H ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet tip Benz dhe Fiat, të parkuara.

Për pasojë është aksidentuar vetë drejtuesi i mjetit, i cili  ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat