E fton për seks në banesë, por aty shfaqet ‘burri’ - Zbulohet mashtrimi i vajzës nga Rrogozhina

Kronikë e zezë

E fton për seks në banesë, por aty shfaqet ‘burri’ - Zbulohet mashtrimi i vajzës nga Rrogozhina

Më: 24 maj 2017 Në ora: 19:14
Ilustrim

Oligerta B. është dënuar me 2 vite burg një ditë më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka tentuar të zhvatin një të ri me iniciale A.Xh..

Përveç 19-vjeçares nga Rrogozhina, gjykata ka dënuar edhe Marim L. dhe Edmond S., dy djemtë që bashkëpunonin me vajzën. Marim L është dënuar me 3 vite burgim, po aq dhe Edmond S.

Ata u prangosën dhjetorin e vitit 2016 pasi kërcënuan e shantazhuan një të ri nga Kavaja për ti marrë një sasi parash. Të tre sajuan një skenë, ku Oligerta e ka joshur të riun dhe e ka thirrur në një banesë në Durrës.

Në momentin kur të dy ishin duke u përqafuar, aty janë shfaqur dy bashkëpunëtorët e vajzës. Njëri prej tyre pretendoi se ishte burri i Oligertës dhe kështu A.Xh. i është kërkuar para, ose përndryshe do ta denonconin në polici.

Por ka qenë ky i fundit që ka kërkuar ndihmën e policisë duke çuar në zbulimin më pas të skemës mashtruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat