Si ranë shqiptarët në gurore e gjetën vdekjen, vraponin në errësirë se…

Kronikë e zezë

Si ranë shqiptarët në gurore e gjetën vdekjen, vraponin në errësirë se…

Më: 26 maj 2017 Në ora: 09:42
Fabiol Kycyku

Ndonëse zyrtarisht nuk eshte deklaruar ende nga policia, mediat italiane shkruajnë se dy shqiptarët e gjetur të vdekur në guroren e braktisur në Acquasanta në La Spezia në Itali, ishin hajdutë akrobatë. Ishin nisur të grabisnin një vilë, por alarmi i hutoi, ia mbathën me vrap dhe më pas i tradhtoi errësira dhe ranë nga 40 metër lartësi.

Sipas medivae italiane që i referohen policisë, ata ishin nisur të grabisnin një vilë aty pranë. Por sapo iu afruan asaj, ra alarmi.

Në dritare u duk një nga pronarët e shtëpisë dhe ata u trembëm. Pas kesaj ia mbathën me vrap, por errësira nuk i favorizoi dhe duke mos e parë mirë terrenin ranë nga lartësia, poshtë, aty ku edhe u gjetën tre ditë pasi kishin vdekur.

Sipas policisë, ata kanë tentuar në errësirë të kapërcenin një pengesë duke menduar se pas parmakut do të gjenin një rrugë për të ikur, por aty ishte hapësirë boshe dhe mjerisht ranë poshtë.

Provat 

Mediat italiane shkruajnë se pranë trupave të pajetë u gjet një cantë shpine, e mbushur plot me vegla.

Ata ishin të veshur me tuta, në duar kishin doreza. Pranë kufomave i gjet canta me 11 kacavida te tipave e formave te ndryshme, nga 30 dhe 6.5 cm, disa me majë, të tjera me kryq. U gjet çelës anglez, thike 21 cm tehun prerës, doreza gome dhe doreza leshi, me ngjyre te erret.

“Te gjitha sendet e gjetura jane sende qe zakonisht perdoren per vjedhje ne apartemante” shkrujane mediat, por pa theksuar nese shqiptaret akuzohen pikerisht per vjedhje. Nje gje e tille nuk ka konfirmim nga policia, e cila po vijon hetimet.

Dy shqiptarët e vdekur kishin doreza në duar, dëshmia e parë: Ra alarmi, njëri ia mbathi

Lidhur me ngjarjen është zbardhur edhe dëshmia e parë ne median italiane, që lidhet me alarmin për një vjedhje në një nga vilat e zonës aty pranë, në pronësi të një restauratori shumë të njohur

Ishte ora 23:00 e të dielës në darkë kur në një vilë disa metër larg vendit ku u gjetën të vdekur dy shqiptarët ra alarmi.

Zonja e shtëpisë ka treguar për policinë se ishte ende zgjuar, pasi priste të kthehet bashkëshorti i saj. “Ra alarmi dhe u afrova te dritarja. Aty pashë hije njerëzish afër hyrjes, më pas njëri që u largua me shpejtësi”- mësohet të jetë thënë në polici.

Por a ka një lidhje mes dy ngjarjeve, alarmit në këtë vilë dhe gjetjes pa jetë të dy shqiptarëve? Për këtë ende nuk ka një përgjigje nga policia, e cila ka nisur tashmë hetimet.

Zbulimi i viktimave

Mediat italiane raportuan që në mëngjes se trupat e tyre u zbuluan nga policia italiane. Ata u gjetën gjatë natës pa shenja jete. Policia identifikoi njërin prej tyre, si Fabiol Kycyku 19 vjeç.

Familja e tij kishte denoncuar zhdukjen të dielën e shkuar. Ndërkohë mbetet ende i paidentifikuar shqiptari tjetër.

Hetimet

Pas ngjarjes policia nisi menjëherë hetimet. Mediat italiane duke iu referuar mjekut ligjor shkruajnë se shqiptarët duhet të kenë vdekur para 3 ditë më parë në mënyrë aksidentale.

Ata dyshohet se kane rënë nga një lartësi prej 40 metrash nga rruga bregetare që çon në territorin turistik “Cinque terre”.

Policia thote se nuk ka plage te tjera ne trupat e tyre shkaktuar nga arme zjarri apo te ftohta.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat