Arrestohen pesë persona për kontrabandë me barna

Kronikë e zezë

Arrestohen pesë persona për kontrabandë me barna

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:24
Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve të departamentit të Policisë kufitare të asistuar nga njësitë tjera relevante policore, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Inspektoratin Shëndetësor, kanë realizuar një operacion policor të bastisjeve në tri regjione të ndryshme.

 Operacioni është shtrirë në regjionin e Prishtinës, Ferizajt dhe të Gjilanit, duke përfshirë 18  lokacione të ndryshme. 

 Si rezultat i operacionit policor, në cilësinë e personave të dyshuar janë arrestuar pesë persona;

A.M.,  E.R.,  S.I. , D.A.   dhe  A.A. 

Këta persona dyshohet se  në  mënyrë të organizuar dhe bashkëpunim kanë kontrabanduar barna të ndryshme duke dëmtuar  buxhetin e Kosovës, duke rrezikuar  shëndetin e qytetarëve dhe duke konsumuar kështu veprat penale: “Kontrabandim me mallra”, Shmangia nga pagesa e tarifave  të detyrueshme doganore” , si dhe ”Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë  mjekësore dhe farmaceutike .

 Gjatë bastisjeve  janë gjetur  dhe konfiskuar   sasi   e konsiderueshme e barnave  të pa kontrolluara dhe të pa verifikuara  me prejardhje  kryesisht nga Serbia,  të cilat dyshohet se janë të  kontrabanduara  në mënyrë ilegale për në Republikën  e Kosovës.

 Dy nga te arrestuarit janë punonjës të shëndetësisë, dhe të njejtit dyshohen se kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim i detyrës zyrtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat