Sulmon me bombë kushëririn për shkak të borxhit

Kronikë e zezë

Sulmon me bombë kushëririn për shkak të borxhit

Më: 27 maj 2017 Në ora: 10:35
Ilustrim

Një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë bombë dore, është hedhur mbrëmë pas mesnate në oborrin e shtëpisë së një serbi në veri të Mitrovicës, ndërsa përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar në njerëz.

Burime të Kp bëjnë të ditur se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1:00 pas mesnate në oborrin shtëpisë së Dragosllav Bojkoviq që ndodhet në rrugën ‘Vojvoda putnik’ në veri të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se prapa këtij sulmi qëndron Sasha Kriçkiç, i cili është kushëri i viktimës dhe që e kishte kërcënuar viktimën një ditë më parë, ndërsa bëhet fjalë për një borxh prej rreth 50 mijë eurosh.

Mësohet se policia ka dal menjëherë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat