Policia bllokon një gomone në Vlorë, do të përdorej për transport droge

Kronikë e zezë

Policia bllokon një gomone në Vlorë, do të përdorej për transport droge

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:22
Ilustrim

Policia e Vlorës ka bllokuar një gomone e cila dyshohet se përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike në shtetin fqinj.

Gomonia "EBI", me gjatësi 10 m, si dhe me 2 motora të markës "Yamaha" me fuqi 250 hp secili, në pronësi të shtetasit V.M është bllokuar në zonën e Zvërnecit, pasi më herë vendndodhja e saj ka qenë në Orikum.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky mjet lundrues mund të përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike drejt shtetit Italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat