6 të dehur përmbysin lokalin, i bien në kokë edhe policit

Kronikë e zezë

6 të dehur përmbysin lokalin, i bien në kokë edhe policit

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:24
Ilustrim

Një polic është lënduar nga 6 persona të dehur që po ziheshin në një lokal në Tiranë në rrugën "Robert Zhvarc".

Policia është njoftuar natën, rreth orës 3 e 24 minuta të datës 29 maj, në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë në lokalin me pronar A. S.

Në adresën e sipërpërmendur ka shkuar patrulla e policisë, që gjatë mbylljes së lokalit, është konfliktuar me 6 persona të dehur.

Duke dalë, nga njeri prej tyre, punonjesi i policisë E. V. është goditur me sende të forta në kokë dhe u dërgua në spital për mjekim.

Menjëherë punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë nr. 2 të shtetasve" E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse personat e tjerë janë larguar me automjetin tip "Mercedes Benz".

Tani policia po punon për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat