Monza, studentja përdhunohej prej vitesh nga ish-i fejuari, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Kronikë e zezë

Monza, studentja përdhunohej prej vitesh nga ish-i fejuari, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

Më: 29 maj 2017 Në ora: 13:40
Ilustrim

Një vajzë 21-vjeçare ka qënë viktimë e dhunës dhe e kërcënimeve nga ish- i fejuari shqiptar 24 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Monza dhe pas hetimeve të policisë, 24-vjeçari u arrestua.

24-vjeçari shqiptar u arrestua për dhunë seksuale, rrëmbim, lëndim dhe persekutim të të dashurës së tij.

Ngjarjet ndodhën ndërmjet shtatorit 2012 dhe fundit të vitit 2013, kur i riu e ka rrëmbyer vajzën dhe e si dënim, pas një përleshjeje, do ta mbyllte për disa ditë në një kantinë.

Çifti ishte njohur që kur ajo ishte 12 vjeçe edhe siç tregon Tgcom 24, që në ditët e para të lidhjes së tyre ai do ta tregonte natyrën e tij agresive. Ata ishin ndarë në 2013 me vullnetin e këtij djali, por më pas kishin filluar presioni për t’u rikthyer së bashku përsëri duke dërguar përditë mesazhe.

“Ti do të jesh gjithmonë e imja dhe nëse më denoncon, do ta pësosh ti dhe familja jote", thuhej.

Më pas, e lodhur nga gjithçka, vajza e denoncoi gjithçka në polici e cila kreu përgjime telefonike dhe ambientale që provuan atë që thoshte viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat