Tenton të vrasë dy persona, arrestohet 16-vjeçari

Kronikë e zezë

Tenton të vrasë dy persona, arrestohet 16-vjeçari

Më: 29 maj 2017 Në ora: 19:55
Ilustrim

Policia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e 16-vjeçarit me iniciale M.F, i cili ditën e stome , pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre ka tentuar të vrasë dy moshatarët e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr 17 në Korçë, ku .M.F pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë M.R, 16 vjeç dhe Xh.M, 28 vjeç, të dy banues në Korçë.

Si pasojë e plagëve të marra ata u dërguan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: "Vrasja me dashje, ngelur në tentativë" dhe " Plagosja e rëndë me dashje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat