Krujë/ “Plantacioni i familjes”, policia arreston 24-vjeçarin dhe shpall në kërkim të vëllanë

Kronikë e zezë

Krujë/ “Plantacioni i familjes”, policia arreston 24-vjeçarin dhe shpall në kërkim të vëllanë

Më: 31 maj 2017 Në ora: 10:41
Ilustrim

Policia e Krujës ka arritur të zbulojë një plantacion të vogël droge në fshatin Mallkuç, i cili ishte kultivuar nga dy të rinj.

I arrestuar për kultivimin e 51 bimëve kanabis është 24-vjeçari Florian Ujka, ndërsa në kërkim është shpallur ortaku i tij, 27-vjeçari A. Ujka, që është dhe i vëllai i të ndaluarit.

Plantacioni “familjar” i drogës është asgjësuar me anë të djegies.

Njoftimi:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të bimëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të tillë.

Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Florian Ujka 24 vjeç, banues në Mallkuç, Krujë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

• A.U.  27 vjeç, banues në Mallkuç, Krujë, vëllai I të arrestuarit

Më datë 30.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Krujë, në fshatin Mallkuç, u konstatuan dhe  asgjesuan me anë të djegies:

• 51 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit e mësipërm janë kultivues të bimëve narkotike Cannabis Sattiva të asgjesuar me anë të djegies. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivmi I bimëve narkotike" në bashkëpunim parashikuar në nenin 284/2  të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat