Kapet sasi e madhe droge në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë

Kronikë e zezë

Kapet sasi e madhe droge në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë

Më: 3 qershor 2017 Në ora: 08:26
Droga e kapur nga policia, foto ilustrim

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, që po transportohej me një automjet. Mësohet se policia kufitare e Konicës identifikoi një automjet në aksin drejt Janinës pranë një zone rurale.

Sapo dy personat që udhëtonin me makinën private vunë re policinë, shtuan shpejtësinë dhe më pas braktisën automjetin për t’u larguar me këmbë në zonë të pyllëzuar.

Gjatë kontrollit në makinën e tyre u gjetën 174 pako me kanabis sativa, me peshë totale 335 kg.

Policia greke është duke vazhduar hetimet për të identifikuar dhe arrestuar shoferin dhe pasagjerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat