Kapet lazaratasi, transportonte jashtëligjshëm sirianë

Kronikë e zezë

Kapet lazaratasi, transportonte jashtëligjshëm sirianë

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 10:11
Policia shqiptare duke arrestuar një të dyshuar, foto arkiv

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për kalim të paligjshëm klandestinësh. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se Mato Proko, banues në fshatin Lazarat, u kap në aksin rrugor të fshatit Poliçan, duke transportuar me kamionçinë 6 sirianë, përkundrejt fitimit.

Fill pas ndalimit, shtetasit sirianë janë shoqëruar për në zyrat e Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë për tu intervistuar.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat