Kanabis në Peqin, policia arreston 4 të rinj me makina lukzose

Kronikë e zezë

Kanabis në Peqin, policia arreston 4 të rinj me makina lukzose

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 14:29
Kanabis

Një sasi prej 65 kilogramë kanabis u sekuestrua nga Policia në fshatin Lolaj të Peqinit, ndërsa në pranga u vunë katër persona.

Në finalizim të operacionit të koduar Transportuesi, policia arrestoi Asllan Muka, 38 vjeç banues në Shijak, Fidel Osma, 23 vjeç banues në Durrës, Amarildo Braçe, 29 vjeç banues në Durrës, Mario Hoxholli, 23 vjeç banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin BMË X5 me targa AA 006 KY drejtuar nga Asllan Muka, në fshatin Lolaj u gjet 65 kg Cannabis Sativa.

Kjo vepër penale, dyshohet të jetë kryer në bashkëpunim nga Fidel Osma i cili ka qenë drejtues i automjetit me targa AA 101 MY,  Asllan Muka,  Amarildo Braçe dhe Mario Hoxholli

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale 65 kg lëndë narkotike, dy automjetet, 5 aparate celularë të markave të ndryshme dhe 2670 Euro

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat