Aksident në seri në autostradën Elbasan-Metalurgji, përplasen 2 automjete dhe 1 motor

Kronikë e zezë

Aksident në seri në autostradën Elbasan-Metalurgji, përplasen 2 automjete dhe 1 motor

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 19:34
Aksident në seri në autostradën Elbasan-Metalurgj

Aksident automobilistik në autostradën Elbasan-Metalurgji me pasojë plagosjen e tre shtetasve, një në gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në afërsi të supermarket “Despar”. Automjeti me targë “AA 792KG” u përplas me automjetin “AA 393 JN”. Më tej në këtë aksident u përfshi edhe një motor.

Si pasojë e aksidentit mbeti i lënduar rëndë drejtuesi i motorit H. E., rreth 60 vjeç, i cili u transportua për në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Dëmtime të lehta kanë pësuar edhe drejtuesit e automjeteve, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes shkoi policia dhe një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat