Motori përplas 15-vjeçaren në vijat e bardha, lyen rrugën me gjakun e saj

Kronikë e zezë

Motori përplas 15-vjeçaren në vijat e bardha, lyen rrugën me gjakun e saj

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 14:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në shkollën “Ahmet Dakli” në Elbasan. Një motor me një shpejtësi jashtë normave të lejuara ka shtypur një minorene dukë e lenë pa ndjenja në tokë.

Ndërkohë vajza e vogël 15 vjeç po kalonte vizat e bardha ku papritur shfaqet nga asgjëja një motor me një shpejtësi marramendëse duke e marrë përpara vajzën minorene duke lyer asfaltin e saposhtruar me gjakun e saj.

Menjëherë pas aksidentit, mbërriti ambulanca dhe i dha minorenes ndihmën e parë, duke e dërguar më pas në urgjencën e spitalit të Elbasanit.

Ky segment rrugor është më i populluari nga studentët,  si ai i konviktit shtetëror edhe shkolla e mesme “Ahmet Dakli”.

Policia ka rrethuar vendngjarjen duke arrestuar drejtuesin e motorit, por fluksi i shumtë i njerëzve të shokuar nga ky aksident i rëndë ka bërë që policia ta ketë të vështirë kontrollimin e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat