Arrestohet ‘Goni’, bosi shqiptar i prostitucionit në Francë, dyshohet për vrasje

Kronikë e zezë

Arrestohet ‘Goni’, bosi shqiptar i prostitucionit në Francë, dyshohet për vrasje

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 20:46
Ilustrim

Shtatë persona (5 burra dhe 2 gra), pjesë të një bande që merrej me prostitucion, janë arrestuar së fundmi në Francë. Rreth 15 vajza prostituonin për llogari të këtij klani, në rrugët e Toulouse-s.

Shefi i grupit, dyshohet se ishte një shqiptar i njohur si “Goni”, 47-vjeç, tashmë i arrestuar. Disa nga vajzat që shfrytëzoheshin si prostituta, kishin emrin e tij tatuazh në krah apo gjoks.

Personat e arrestuar (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) janë vëzhguar prej gjashtë muajsh, që nga dhjetori, kohë kur policia arrestoi disa të tjerë shqiptarë si pjesë e këtij klani.

Gjatë hetimeve, grupit i janë sekuestruar 6,000 €. “Prostitutat që tërhiqnin më shumë klientë paguheshin deri në 10.000 € euro në muaj”, citohet një agjent nga mediat lokale. Vajzat, përveçse detyroheshin të prostituonin, mbi to ushtrohej edhe dhunë fizike.

Një burim nga grupi hetimor pohon për mediat franceze se ky klan kriminal dyshohet se ka gisht edhe në vrasjen e Tanush Ymerit në Toulouse, në fund të prillit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat