10.2 ton drogë nga Durrësi drejt Italisë, Gjykata Apelit liron 10 doganierët e arrestuar

Kronikë e zezë

10.2 ton drogë nga Durrësi drejt Italisë, Gjykata Apelit liron 10 doganierët e arrestuar

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:21
Gjykata e Apelit

10 nga 21 personat e arrestuar me kërkesë të Prokurorisë dy muaj më parë si të përfshirë në trafikun e 10.2 tonëve drogë  nga Durrësi me kamion drejt Italisë janë lënë të lirë ditën e sotme nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ndërkohë në qeli kanë mbetur vetëm 5, pasi pjesa tjetër e të arrestuarve kanë përfituar ndryshim të masë së sigurisë, nga arrest me burg në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Mes personave të cilët janë liruar gjatë ditës së sotme, janë agjentë doganorë, punonjës të doganës dhe efektivë të policisë me detyrën e kontrollorëve.

Rreth dy muaj më parë janë arrestuar, doganierët e pikës kufitare të  Qafë-Thanës dhe Durrësit, së bashkua me kreun e policisë kufitare në portin e Durrësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat