Policia greke zbulon 569 kg kanabis në humnerë... trafikantët shqiptarë vëzhgojnë nga kufiri me dylbi!

Kronikë e zezë

Policia greke zbulon 569 kg kanabis në humnerë... trafikantët shqiptarë vëzhgojnë nga kufiri me dylbi!

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 07:53
Ilustrim

Një sasi e konsiderueshme prej 569 kilogramësh kanabis dhe rreth 4 litra vaj kanabisi janë sekuestruar orëet e vona të natës nga anti droga e Janinës, në kufirin greko- shqiptar.

Policia greke e cila ka kryer dhe operacionin, ka saktësuar se sasia e madhe e drogës ishte e fshehur në një humnerë dhe e paketuar në 302 pako. Pavarësishst se efektivët e anti-drogës kishin ditë që kishin zbuluar lëndën narkotike, po prisnin që të pikasnin dhe arrestonin në flagrancë trafikantët.

Por për fatin e keq të policisë greke, trafikantët shqiptarë i vëzhgonin lëvizjet e policisë nga kufiri shqiptar dhe nuk janë arrestuar ende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat