Digjet një makinë në Vlorë

Kronikë e zezë

Digjet një makinë në Vlorë

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:07
Pamje nga djegia e makinës

Një makinë tip Citroen mori flakë në lëvizje.

Rreth orës 11:15, në autostradën Vlorë-Fier, pranë Novoselës ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip "Citroen" me targë AA 991 LF, në pronësi të shtetasit A. R.

Është bërë e mundur ndërhyrja e zjarrfikëses dhe shuarja e flakëve të zjarrit ku për pasojë kemi vetëm dëme plotësisht të mjetit.

Nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshëm pasi paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar aksidentalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat