Tentoi të vriste 4 bashkatdhetarë, arrestohet në Itali i tmerrshmi shqiptar

Kronikë e zezë

Tentoi të vriste 4 bashkatdhetarë, arrestohet në Itali i tmerrshmi shqiptar

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 23:14
Arjan Muçaj

Një shqiptar ka rënë në pranga të policisë italiane. 

Mediat e vendi fqinj shkruajnë se një 30-vjecari shqiptar i identifikuar si Arjan Muçaj, është arrestuar.

Drejtoria e Anti-Mafias së Leçes, në bashkëpunimin e efektivët e karabinierit të Leçes kanë rënë në gjurmët ë shqiptarit dhe e kanë prangosur.

Sipas mediave të vendit fqinj bëhet e ditur se Muçaj ka qenë në kërkim prej vitit 2011, pasi ai është dënuar në mënyrë përfundimtare me 8 vite burgim, pasi tentoi të vriste katër shqiptarë, ngjarje e ndodhur në Frosinone më 22 nëntor, 2009.

Shqiptari u kap më 19 dhjetor 2009, por në atë kohë ndaj Muçajt u vendos masa e sigurisë arrest shtëpiak.

Por mësohet se ai e ka thyer kete masën e sigurie dhe ne  fillim të dhjetorit 2011, Gjykata e Apelit të Romës ndryshon ndaj shqiptarit masën e sigurisë, nga arrest shtëpiak, në arrest me burg.

Që nga ajo kohë vetëm tani është bërë i mundur ndalim dhe prangosja e 30-vjeccari shqiptar.

Gjithashtu thuhet se gjatë arrestimit te atij  gjetur dhe dokumente rumune false. Pas verifikimeve të mëtejshme nga efektivët e policisë shkencore të fotos që ndodhej në dokumentin e identitetit,  u zbulua identiteti i vërtetë i Muçajt.

Dokumente të tjera të rreme me foton e Muçajt u gjetën pas një bastisjes së shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat