Biznesmeni grek nxjerr emrin e shqiptarit që drejtonte rrjetin e kokainës

Kronikë e zezë

Biznesmeni grek nxjerr emrin e shqiptarit që drejtonte rrjetin e kokainës

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 17:56
Sakis Karatzounis

Biznesmeni i cili u arrestua disa ditë më parë në Larisa bashkë me tre shtetas shqiptarë, kishte një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës në Ballkan.

Sakis Karatzounis ka treguar përpara hetuesve si ka krijaur njohjet dhe lidhjet me biznesmenin shqiptar Arian Senaj.

Sipas mediave greke, 61-vjeçari grek i njohur në zonën e Trikallas, tha se 8 muaj më parë u njoh me biznesmenin shqiptar, teksa vetëm dy muaj më parë biseduan për drogën.

“Unë jam biznesmen dhe baba i tre fëmijëve. Në vitet e fundit kam drejtuar një fabrikë domatesh dhe jam i përfshirë edhe në biznesin e karburanteve. Para 8 muajsh, përmes një të njohurit tim, u takova me Arian Senajn, biznesmen në fushën e karburantit dhe ramë dakord për partneritet që të zgjeroja biznesin tim. Dy muaj më parë Arian Senai më kërkoi që të ruaja në bodrumin e shtëpisë sime një sasi të caktuar hashashi në emër të Sami H. ( i arrestuar si anëtar i këtij rrjeti). Një muaj e gjysmë më parë, Samiu solli dy çanta shpine të mëdha.

Të mërkurën e kaluar rreth orës 18:00 kur kthehesha nga Selaniku ku kisha shkuar për të mbyllur një takim për provimet e djalit tim, në shtëpi shikoj oficerë policie  të cilët dyshonin se në depo kishte drogë. Gjatë kontrollit policia gjeti sasinë e kokainës që unë kisha marrë. Menjëherë i thashë policisë se çfarë dija. Ata arrestuan edhe një shqiptar me kokainë. Nuk e dija që tre shqiptarët kishin vendosur kokainë në bodrumin e shtëpisë sime, ndërkohë që më kishin thënë se ishte hashash”, thotë Sakis Karatzounis në dëshminë e tij.

Senaj, i cili jeton në Greqi në një vilë në zonën e quajtur Kavuri, është një nga më të pasurit në Shqipëri dhe është i përfshirë në tregtinë e gazit natyror, shkruan “Protothema”.

Shqiptari Arian Senaj kishte krijuar lidhje me organizatën e drogës “Kali” në Kolumbi, e cila kishte dërguar në Ballkan edhe kokainën të paketuar me logon e “PlayBoy”.

Karatzounis ka qenë president i ekipit të futbollit të Larisës dhe aktualisht drejton një fabrikë domatesh në Greqi dhe është aktiv në tregun e karburanteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat