Si u njoh babai i dy fëmijëve me italianen që e përplasi për vdekje

Kronikë e zezë

Si u njoh babai i dy fëmijëve me italianen që e përplasi për vdekje

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:00
Ilustrim

Një raport miqësor që nuk ishte shndërruar kurrë në një lidhje të mirëfilltë sentimentale; kjo është historia mes Donatella Chiari dhe Agron Bashmeta.

Por si u njohën dhe cila ishte historia mes tyre, që përfundoi në tragjedi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ata ishin njohur gjatë një sherri të ndodhur vite më parë në sheshin e Chiari, ku mes protagonistëve ishte edhe Agron Bashmeta, 43 – vjeçari shqiptar i cili të hënën, nga agresor u kthye në viktimë, i vrarë aksidentalisht me makinë nga gruaja me të cilën ishte i dashuruar, 44 – vjeçarja Donatella Chiari.

Image

Kjo e fundit ka rrëfyer edhe marrëdhënien që ata kishin. Sipas 44 – vjeçares, ata ishin thjeshtë miq, asgjë më shumë. Marrëdhënia mes tyre kishte nisur rastësisht, pas zënkës ku ishte përfshirë edhe Bashmeta. Në atë kohë, Donatella punonte si agjente e policisë lokale në Chiari.

Ajo ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë, ndërsa Bashmeta sipas mediave italiane ishte i martuar me dy fëmijë.

43 – vjeçari nga qyteti i Kavajës punonte si marangoz. Ai kishte shkruar në Itali në vitin 1995, kishte qëndruar disa muaj në Lecce e më pas ishte transferuar në provincën e Brescias për të punuar.

Kjo nuk është tragjedia e parë në familjen Bashmeta, pasi në 2012 -ën ai kishte humbur vëllain, Shërbet Bashmeta, i aksidentuar për vdekje në punë, në kantierin BreBeMi, në Calcio.

Image

Që nga koha që ishin njohur, ata kishin patur një marrëdhënie që vazhdonte, por jo sentimentale, një gjë të cilët shqiptari siç duket nuk mund ta pranonte. Gjatë muajve të fundit, situata u përshkallëzua. Ai nisi ta kërcënonte, e telefononte gjatë gjithë kohës, çdo ditë.

Përballë kësaj situate, ajo iu drejtua karabinierëve për ndihmë, për të disatën herë, megjithatë gruaja mësohet se nuk e kishte formalizuar denoncimin.

Mëngjesin e së hënës, Agron Bashmeta shkoi jashtë punës ku punonte Donatella dhe i armatosur me thikë e kërcënoi dhe e sulmoi. Në përpjekje për të shpëtuar, ajo u fut në makinë, por ai nuk u dorëzua dhe u kap në pjesën e pasqyrës. E frikësuar gruaja bëri indietro duke përplasur atë për vdekje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat