Goditet organizata profesioniste e trafikut të drogës, këta janë shqiptarët e arrestuar

Kronikë e zezë

Goditet organizata profesioniste e trafikut të drogës, këta janë shqiptarët e arrestuar

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 02:03
Ilustrim

Trafikantë droge “profesionistë”, kështu i përshkruan policia italiane e Trenos 29 personat e arrestuar një operacioni të gjerë antidrogë të zhvilluar dje, duke goditur një rrjet të madh të trafikut.

Hetimet kanë më shumë se një vit më parë dhe kanë çuar në identifikimin e tre bërthamave të trafikut me italianë, shqiptarë dhe rumunë.  

“Pothuajse të gjithë të dyshuarit janë përkushtuar profesionalisht në trafikun e  drogës që janë burimet kryesore të të ardhurave të konsiderueshme. Shumë prej tyre kanë precedentë të veçantë”, thuhet në dosjen hetimore të Marco La Ganga.

Kreu i grupit ishte një shtetas italian i arrestuar në Rimini rreth 1 vit më parë me 50 mijë euro para të gatshme. Në fakt, ai ka vazhduar të menaxhojë aktivitetin e paligjshëm edhe pse i arrestuar.

Operacioni i quajtur “Tavoletta” çoi në goditjen e organizatës kriminale që vepronte në Verona, Bergamo, Pavia dhe Milano. Organizata menaxhonte shitjen e hashashit dhe kokainës. Pavarësisht aktivitetit të gjerë, në mënyrë të habitshme janë sekuestruar 7 kg hashash, 5 kg marijuanë dhe më pak se 1 kg kokainë.

Midis të arrestuarve janë edhe 7 shqiptarë, përkatësisht: Stefan Dushku, Leonard Mema, Enrik Fetahu, Njazi Shaba, Zamir Koni, Dardan Hasani dhe Bledi Osmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat