Tre persona janë arrestuar në fshatin Dobërdol të Podujevës, pasi kanë penguar zyrtarët e KED-it, të cilët ishin duke bërë shkyçje të energjisë elektrike, përcjell Bota sot.
Policia njofton se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një karikator i zbrazët i AK/47. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.