Shkakton aksident trafiku nga pakujdesia, i vdes bashkëshortja

Kronikë e zezë

Shkakton aksident trafiku nga pakujdesia, i vdes bashkëshortja

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 10:16
Ilustrim

Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në fshatin Zajm të Klinës.

Një i dyshuar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me një veturë tjetër.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu  lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat