Tiranë, arrestohen 3 persona për shit-blerje votash

Kronikë e zezë

Tiranë, arrestohen 3 persona për shit-blerje votash

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 10:08
Ilustrim

Policia e Tiranës ka bërë  arrestimin në flagrancë të shtetasve Luan Imeraj, 37 vjeç, banues në Tiranë;  Luan Nela, 36 vjeç, banues Tiranë dhe  Arben Marku , 43 vjeç, banues Tiranë .

Këta shtetas janë arrestuar pasi, nga pamjet filmike të shfaqura në një emisionin investigativ, ku pasqyrohen veprimet korruptive të shtetasit Arben Marku, i cili në këmbim të blerjes së votës jep një shumë monetare. Policia ka kryer hetimet  ku është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi Luan Nela, përfiton shumën e parave në këmbim të votës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se shtetasi Luan Nela ka pranuar të bëj regjistrimet audio dhe video në këmbim të një vendi pune të premtuar nga shtetasi Luan Imeraj,  i cili është edhe përkrahës i një subjekti politik. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë për veprat penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” , “Korrupsionit pasiv në zgjedhje” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat