Aksident në Shtime, lëndohen një femër dhe një mashkull

Kronikë e zezë

Aksident në Shtime, lëndohen një femër dhe një mashkull

Nga: B.S Më: 27 qershor 2017 Në ora: 11:18
Ilustrim

Një shtetas i Kosovës dhe një shtetase e Maqedonisë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes, përcjell Bota sot.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në mes të një veture me targa vendore dhe një kombi me targa të Maqedonisë, ku janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa që me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat