Aksident i rëndë automobilistik në Milot-Rubik, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë automobilistik në Milot-Rubik, një i vdekur

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 21:39
Ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Milot-Rubik , në vendin e quajtur Fang, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur.

Policia njofton se automjeti ka dalë nga rruga duke u përmbysur ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit , shtetasi A. Sh. 45 vjeç, banues në Mirditë si dhe është lënduar pasagjeri në mjet , shtetasi V.K. banues në Mirditë,  i cili pas ndihmës mjekësore në spitalin e Rrëshenit, është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ,  ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake, shkak dyshohet humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat