Ende e paidentifikuar, viktima e aksidentit në Korçë, arrestohet shoferi

Kronikë e zezë

Ende e paidentifikuar, viktima e aksidentit në Korçë, arrestohet shoferi

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 09:32
Foto arkiv

Policia e Korçës njoftoi sot se ende nuk ka arritur ta identifikojë viktimën e një aksidenti dje në afërsi të fshatit Bulgarec në aksin rrugor Korçë - Pogradec.

Megjithatë, ka mundur të arrestojë në flagrancë shoferin që shkaktoi aksidentin, Reans Muçollari, 25 vjeç, banues në Korçë.

Policia e Korçës  tha se arrestimi i tij u bë pasi, më datë 27.06.2017, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, me targa AA 716 EF, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme, një shtetas ende të paidentifikuar, i cili ka qenë këmbësor në rrugë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat