'Kunati' arreston një grua me pushkë e pistoletë dhe bashkëpunëtorin e saj

Kronikë e zezë

'Kunati' arreston një grua me pushkë e pistoletë dhe bashkëpunëtorin e saj

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 09:25
Foto nga arkivi

Një grua 44-vjeçare në Tiranë, Bukurie Fejza, është arrestuar nga Policia në kuadrin e operacionit antidrogë "Kunati". Bashkë me të u arrestua edhe një 39-vjeçar, Ndriçim Kuka, të dy banues në kryeqytet.

Gruas iu gjetën në shtëpi gjatë kontrollit një pushkë dhe një pistoletë shenjëhedhëse si dhe kanabis i mbjellë në mes të are me misër, për të mos u dukur.

Komisariati nr. 4, bazuar edhe mbi informacionet e grumbulluara në rrugë policore ka kryer arrestimet pasi për këta shtetas disponoheshin informacione se kultivonin lëndë narkotike si dhe në banesë kishin armë luftarake.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë janë konstatuar dhe sekuestruar: 21 kilogramë kanabis, disa bimë kanabisi të mbjella dhe të fshehura në mes të një kopështi të mbjellë me misër, në oborrin e shtëpisë së Bukurije Fejzës si dhe 1 armë zjarri, pushkë; 1 pistoletë shenjëdhënëse me një fishek.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat