Tragjike në Himarë, 39 vjeçari humb jetën pas rrëzimit nga motori

Kronikë e zezë

Tragjike në Himarë, 39 vjeçari humb jetën pas rrëzimit nga motori

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 15:12
Policia shqiptare

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Himarës.

Një 39 vjeçar i quajtur Klajdi Shehaj pasi u rrëzua nga motori u transportua për në spitalin rajonal, por për shkak të plagëve të mëdha ka ndërruar jetë.

Më datë 03.07.2017, në orën 02:05, në Himarë, një shtetas duke udhëtuar me motor tip "Hamer" me targë TR 440 H, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me shtyllën anësore të rrugës.

Si pasojë, i dëmtuari është dërguar në Spitalin e Himarës në gjendje të rëndë shëndetësore por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka bërë identifikimin e personit dhe trupi i pajetë i përket shtetasit Klajdi Shehaj 39 vjeç, banues në Tiranë.

Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me rastin” bën me dije policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat