Aksident në Dobërdol të Podujevës, tre policë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Dobërdol të Podujevës, tre policë të lënduar

Më: 4 korrik 2017 Në ora: 11:02
Ilustrim

Sot rreth orës 09:35, në fshatin Doberdol të Podujevës ka ndodhur një vet aksident trafiku ku për pasojë tre persona (zyrtarë policorë), kanë marrë lëndime trupore.

Në këtë vetaksident ka qenë e përfshirë vetura zyrtare e policisë  “Land Rover”, e cila për shkaqe aktualisht të panjohura ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.

Tre personat të cilët  kanë qene në veturë, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore të cilat po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes, si dhe hetimin e shkaqeve dhe  rrethanave që lidhen me këtë ngjarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat