Detaje nga hedhja e 19-vjeçares nga ndërtesa, policia: Çifti ishte me probleme, hetoheshin për ...

Kronikë e zezë

Detaje nga hedhja e 19-vjeçares nga ndërtesa, policia: Çifti ishte me probleme, hetoheshin për ...

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 09:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zbardhen detaje nga vdekja e 19-vjeçares që dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku banonte prej dy vjet e gjysmë me qira.

Burime nga policia thanë se viktima është identifikuar si Safete Bega, 19 vjeçe dhe është nga fshati Perondi i Beratit, ndërkohë që bashkëjetuesi i saj quhet Artur Çala, 33 vjeç dhe është nga Topoja e Fierit.

Po këto burime pohuan se çifti ishte problematik dhe me precedentë penale për vjedhje. Policia po punon për gjetjen e motivit te hedhjes nga pallati të vajzës së re, nëse ajo është hedhur vetë apo e kanë shtyrë për tu hedhur.

Deri më tani është mësuar se në momentin kur ajo është hedhur nga pallati, ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat