Arrestohet avokati, u përlesh me një faturino autobusi dhe goditi policët

Kronikë e zezë

Arrestohet avokati, u përlesh me një faturino autobusi dhe goditi policët

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 21:15
Policia e Tiranë

Një avokat i cili ishte dënuar dhe më parë është arrestuar sërish një ditë më parë. këtë herë 64 vjeçari B.H, banues në Tiranë është konfliktuar me një fatorino autobusi.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila është kundërshtuar nga 64 vjeçari, i cili më pas ëhstë arrestuar he dërguar në komisariat. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘Shahin Toçi’ pranë terminalit të autobusëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.07.2017, rreth orës 22:00, u arrestua në flagrancë shtetasi B. H, vjeç 64, banues në Tiranë, avokat, i dënuar me parë, pasi rreth orës 14:30, në rrugën “Shahin Toçi”, tek Terminali i autobusëve, ka prishur qetësinë publike duke u konfliktuar me fatorinon e autobusit M. P, vjeç 38, banues në Farkë e Vogël, dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë të rendit publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat