Aksident në rrugën Koçani-Dellçevë, humbin jetë dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Koçani-Dellçevë, humbin jetë dy persona

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 11:29
Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë të lënduar kanë përfunduar në Spitalin Klinik në Shtip, pas aksidentit të mbrëmshëm që ndodhi në rrugën magjistrale Koçani-Dellçevë, para hyrjes në Dellçevë në rajonin Besarica.

Sipas informacioneve të mjekut Goce Stojmenovski – udhëheqës në shërbimet e mjekësisë urgjence, aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30, ndërsa në të janë përfshirë katër makina.

“Për fatë keq nga lëndimet të brendhme ka ndërruar jetë 70-vjeçari S.J nga Dellçeva, ndërsa 61-vjeçarja D.A gjithashtu nga Dellçeva ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik në Shtip, ndërsa djali dhe nusja e saj kanë kaluar me lëndime të rëndra trupore, kurse dy pesona tjerë janë lënduar më lehtë”, tha Stojmenovski.

Sipas informacioneve, aksidentin e ka shkaktuar një makinë e cila me shpejtësi të madhe është kyçur në kahen e kundërt të rrugës.

Policia ka kryer hetim në vendin e ngjarjes, por detaje tjera nga aksidenti akoma nuk kanë dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat