Kishte kthyer apartamentin në laborator droge, arrestohet kuzhinieri shqiptar me 14 kg heroinë

Kronikë e zezë

Kishte kthyer apartamentin në laborator droge, arrestohet kuzhinieri shqiptar me 14 kg heroinë

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 19:59
Mediat në Itali shkruajnë se shqiptari u arrestua pas një operacioni të policisë në Bollate, provincë e Milanos.

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, pasi u kap me 14 kilogramë heroinë. Gjithashtu atij iu gjetën edhe një sasi e konsiderueshme euro. Mediat në Itali shkruajnë se shqiptari u arrestua pas një operacioni të policisë në Bollate, provincë e Milanos.

“Sasia e drogës u gjet ditën e shtunë në dy apartamente që ishin në përdorim nga shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet. Sakaq, në ndihmë të operacionit u përfshinë edhe qentë antidrogë, aksion në të cilin u sekuestruan edhe 9 mijë euro para kesh, një makineri që numëron para si dhe një makineri për ngjeshjen e drogës”, shkruan “MilanoToday”.

Gjithashtu bëhet e ditur se karabinierët sekuestruan edhe 8 celularë si dhe materiale për paketimin e drogës dhe shënime që lidhen me aktivitetin e paligjshëm të trafikimit.

Ndërkohë shtetasi shqiptari për t’u kamufluar nga aktiviteti kriminal punonte si kuzhinier në një restorant në vendin fqinj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat