800 kg drogë në Itali, zbardhen përgjigjet e grupit të shqiptarëve

Kronikë e zezë

800 kg drogë në Itali, zbardhen përgjigjet e grupit të shqiptarëve

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:01
Ilustrim

Janë zbardhur detaje në lidhje me operacionin policor të zhvilluar mëngjesin e sotëm në 3 qytete italiane, si Milano, Komo dhe Monza e ku në pranga janë vendosur disa shqiptarë dhe italianë.

Të arrestuarit mësohet se akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, nga Shqipëria në drejtim të Italisë ku edhe e shisnin. Shqiptarëve u është kapur një sasi prej 800 kilogramësh marijuanë dhe 3 kilogramë kokainë.

Por jo vetëm kaq. Atyre u janë gjetur dhe armë.

Policia italiane ka zbardhur mesditën e sotme edhe disa detaje në lidhje me aksionin, si emra, përgjime të realizuara dhe ka bërë publike pamjet e operacionit.

Dy prej shqiptarëve që janë identifikuar janë Bledar Bejleri, i cili duket se është koka e grupit dhe Bujar Xhezo, një prej korrierëve të kësaj organizate të trafikut të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat