Hyri në det për të ndihmuar kushërirën, kjo është 27-vjeçarja që u mbyt dje në Vlorë

Kronikë e zezë

Hyri në det për të ndihmuar kushërirën, kjo është 27-vjeçarja që u mbyt dje në Vlorë

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 09:21
Manuela Maraj, 27 vjeçe, nga fshati Babicë e Vlorës

Një tragjedi e vërtetë ndodhi ditën e djeshme në Zvërnec të Vlorës, ku tre të rinj u mbytën pasi u morën nga dallgët.

Viktimat janë Xhoana Cani, 25 vjeçe nga Tirana, Manuela Maraj, 27 vjeçe nga fshati Babicë e Vlorës dhe Benjamin Ferati, 24 vjeç, i cili kishte ardhur të kalonte pushimet në Vlorë me të dashurën, vetëm dy ditë më parë.

Mësohet se fillimisht, ka qenë 25 vjeçarja ajo që ka rrezikuar jetën nga dallgët.

Më pas, kushërira e saj 27 vjeçe është futur për ta ndihmuar, por nuk ia ka dalë dot dhe në atë moment menjëherë u ka ardhur në ndihmë 24 vjeçari nga Tetova, duke rezultuar fatale dhe për të.

Në këtë ngjarje është rrezikuar edhe motra e 27-vjeçares, por fatmirësisht ajo arriti t’u shpëtonte dallgëve dhe doli në breg.

Kishte ardhur me të dashurën për pushime, por Beniamini nga Tetova u mbyt për të shpëtuar dy vajza

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat