Kapja e 1.3 ton kanabis në Kavajë, dalin në dritë të tjera fakte

Kronikë e zezë

Kapja e 1.3 ton kanabis në Kavajë, dalin në dritë të tjera fakte

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 12:55
Ilustrim

Grupi hetimor ka dyshime se sasia e drogës që do të trafikohej ne Itali nga Kavaja tri ditë më parë, mund të jetë shumë më e madhe se sa ajo që zbuloi rastësisht policia pranë plazhit të Gjeneralit.

Në bazë të një plani rutinë për vjedhjen e automjeteve, policia e Kavajes zbuloi mbrëmjen e se enjtes rreth 1.3 ton kanabis, e cila gjendej në një furgon dhe një fuoristradë.

Pas zbulimit te sasisë se narkotikut, nen drejtimin e prokurorisë se Kavajës, policia beri krehjen e zonës, ku u zbulua edhe një skaf, i cili dyshohet se do te transportonte drogën drejt Italise.

Nga këqyrja e mjetit detar, rezulton se skafi është i përmasave të mëdha dhe mund të mbajë ngarkese deri në rreth 3 ton.

Pikërisht, përmasat e skafit kanë ngritur dyshimet se trafikantet mund të kenë pasur ne plan të trafikojnë një sasi qe arrin ne dyfishin e asaj te zbuluar rastësisht nga policia.

Aktualisht, hetimet për këtë rast trafiku po ndiqen nga Prokuroria për Krime të Renda. Deri me tani janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë 5 persona, të cilët dyshohen se kane qene pjese mbështetëse për planin e trafikut, si edhe janë shpallur në kërkim disa persona të tjerë.

Gjithashtu, gjate operacionit janë sekuestruar 4 mjete, si edhe një skaf, gjë që tregon se grupi i trafikimit ka qenë i mirëorganizuar.

Po ashtu, Prokuroria për Krime të Rënda ka dyshime se organizimi i grupit ka qenë i nivelit të lartë dhe ata mund të kenë pasur mbështetje nga struktura policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat