Aksident trafiku në Obiliq, dy persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Obiliq, dy persona të lënduar

Më: 16 korrik 2017 Në ora: 15:46
Ilustrim

Dy persona kanë arritur t’i shpëtojnë vdekjes nga një aksident trafiku që ka ndodhur në hyrje të Obiliqit, saktësisht tek tuneli.

Media raporton se një veturë Golf 5, ka humbur kontrollin duke goditur cepin e trotuarit, ku si pasojë nga shpejtësia e madhe makina është vet-aksidentuar dhe ka përfunduar e rrokullisur, sic dhe shihet në pamjet më poshtë.

Personat të cilët gjendeshin në veturë kanë përfunduar me lëndime të lehta, policia dhe ambulanca janë parë të kenë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat