Policia e Kosovës ka njoftuar se në Rahovec janë arrestuar dy persona pasi që kane sulmuar fizikisht katër të tjerë,
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht katër viktimat meshkuj K-Romë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin për media./BS