Tiranë, vdes brenda pusit 55-vjeçari, hyri ta pastronte

Kronikë e zezë

Tiranë, vdes brenda pusit 55-vjeçari, hyri ta pastronte

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 21:33
Ilustrim

Një 55-vjeçar ka gjetur vdekjen nga asfiksimi brenda një pusi, në rrugën e Varrezave në Kamëz. Policia e Tiranës është njoftuar për ngjarjen përmes një telefonate në numrin e Emergjencave 112, për një person të pajetë brenda në pus.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 55-vjeçari me inicialet V.V kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.

Policia thotë se grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat