Atentati në Shkodër/ Vajza e plagosur rrëfen tmerrin: Faji im i vetëm se…

Kronikë e zezë

Atentati në Shkodër/ Vajza e plagosur rrëfen tmerrin: Faji im i vetëm se…

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 09:35
Kleona Cungu pas plagosjes ne Shkoder

Kleona Cungu ishte nisur për në punë dhe po fliste në celular, kur krejt rastësisht një plumb i përshkoi këmbën dhe ajo mbeti e plagosur në mes të qytetit të Shkodrës.

Pak ditë pas ngjarjes ku Aurel Ahi qëlloi me armë zjarri dhe kishte objektiv shtetasin Doni Lisi, 24-vjeçarja rrëfen sesi ajo u gjend në vendin dhe momentin e gabuar. Emri i saj u lakua fillimisht si shoqëruese e njërit prej protagonistëve, por e reja e mohon një fakt të tillë, ne nje interviste.

“Çfarë të them… që ndihem fajtore pse dola në rrugë apo se jam femër dhe, nëse je pak e paraqitshme, të vendosin menjëherë etiketën me fjalët nga më fyeset apo të implikojnë në ngjarje që ti nuk ke asnjë lidhje dhe ishe vetëm kalimtare? Seriozisht kjo është e patolerueshme dhe duhet të ndryshojë”, shprehet Kleona.

Ajo është mjaft e irrituar për përdorimin e emrit të saj në këtë ngjarje, pasi kjo ka shqetë- suar edhe familjarët dhe të afërmit e saj.

Kleona rrëfen për “Panorama” sesi u plagos në atentatin e pak ditëve më parë në Shkodër, por për çështje sigurie ajo nuk pranoi të fotografohet duke dashur që e vetmja foto e saj në qarkullimin mediatik të mbetet ajo e publikuar që ditën e ngjarjes, ku ajo ndodhej ende në rrugë e plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat